Llogaritë e Milanit, mungesa e Championsit sjell dështim 400 milionësh

Media italiane ka nisur të bëjë llogaritë e Milanit në rast se skuadra mbetet edhe sivjet jashtë Ligës së Kampioneve dhe situata mbi këtë objektiv nuk është aspak e qetë.

Gjithsesi, duke menduar për shpenzimet e bëra, sidomos mes blerjes së Paketas e Piontekut, apo edhe huazimit të Higuainit, e deri te 160 milionë eurot paga të lojtarëve (pa llogaritur edhe 100 milionë taksa në shtet për kontratat e tyre), e deri te dëshira për të shlyer disa lojtarë si Bakajoko mbi të gjitha, për Milanin sfumimi i vendit të katërt do të ishte një goditje prej 400 milionë eurosh, një shifër e frikshme që mund të rëndonte shumë bilancin e skuadrës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here