Messi dhuron magji, Barcelona me një këmbë në finale

Barcelona ka mposhtur 3-0 Liverpool në raundin e parë të gjysmëfinales së Champions League që është zhvilluar në Camp Nou.

Katalanasit kanë treguar edhe njëherë eksperiencën e madhe që kanë në sfida të rëndësishme si kjo dhe mbase nuk ka qenë skuadra më e mirë në fushë përgjatë 90’ minutave, por ka ditur të shfrytëzojë mundësitë e saj.

Sfida nisi me një temp të lartë dhe me raste nga të dy anët, por ishte Luis Suarez ai që zhbllokoi rezultatin në minutën e 27’ të takimit.

Ky ishte goli i parë i shënuar nga uruguaiani këtë sezon të Champions League dhe pikërisht ndaj ish-ekipit të tij.

Pas golit Barça e dominoi lojën deri në fërshëllimën që lejoi lojtarët të rikthehen në dhomat e zhveshjes.

Pas pushimit ishte Liverpool ekipi që iu afrua më shumë golit duke ushtruar presion ndaj katalanasve, por një kundërsulm i vendasve i dha golin e dytë.

Leo Messi shënoi pasi topi u përplas me shtyllën në minutën e 75’ dhe shtatë minuta më vonë shënoi magjinë e radhës nga goditja e dënimit.

Salah mund të kishte ngushtuar diferencën me një gol të rëndësishëm jashtë fushe, por tentativa e tij u ndal nga shtylla.

Një fitore e madhe për Barça-n që do të ketë një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit në Anfield.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here