Objektiv prej kohësh, Reali arrin akord me mesfushorin e Totenhemit

Reali i Madridit do të kryejë një revolucion në skuadër duke larguar shumë lojtarë. Një objektiv i fiksuar prej kohësh është ai i mesfushorit të Totenhemit, Kristian Eriksen. Sipas asaj që raporton spanjollja “AS” madrilenët kanë arritur një marrëveshje me mesfushorin danez.

Më shumë flitet për një akord mes palëve, çka do të thotë se Eriksen ka premtuar se do të marrë parasysh ofertat nga Madridit. 27-vjeçari nuk ka rinovuar me anglezët dhe dëshiron të provojë një aventurë jashtë Londrës. Nga ana tjetër edhe Totenhem është i interesuar të negociojë pasi nuk dëshiron ta humbasë mesfushorin fantazist me parametra zero.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here