Probleme te Milani, Gattuso dënon të gjithë lojtarët

Vazhdon të jetë gjithmonë e më e vështirë situata te Milani, që është jashtë Champions League në këtë moment.

Sipas “Sky”, Gennaro Gattuso, trajneri kuqezi, ka marrë një vendim drastik, që ka disa vite që nuk aplikohet më në Milanello: duke nisur nga ora 16:00 e ditës së enjte, deri të hënën, në ndeshjen Milan-Bologna. Milani do të qëndrojë e izoluar, mbyllur në grumbullim, pa pasur mundësi lojtarët të shkojnë në shtëpi.

E gjitha për faj të Bakayoko. Mesfushori afrikan është prezantuar – pa lajmëruar – më shumë se një orë pasi kishte nisur stërvitja, duke u futur në fushë 10 minuta përpara se të mbaronte. 

I xhindosur, Gattuso, ka ndërprerë gjithçka dhe ka vendosur: grumbullim. Më pas ia ka komunikuar Leonardos dhe Maldinit. Futbollistët, në fillim në grup, më pas një nga një, kanë tentuar t’i ndryshojnë mendje trajnerit, që ka vazhduar në pozicionin e tij dhe nuk ka bërë prapakthehu.

Për Bakayokon, ndërkaq, pritet një gjobë e rëndë: flitet për thuajse 100 mijë euro. Situata e tij është mjaft delikate dhe tashmë rrezikon që me këto sjellje të largohet në fund të sezonit. Për Bakayoko është gjoba e dyte që merr, pas asaj për fanellën e Acerbit.

Sipas “Sky”, sjellja e futbollistëve nuk po i pëlqente trajnerit, që te episodi i rradhës ka parë të mbushet kupa dhe vendosë për grumbullimin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here