Home Futboll Revolucin te Juventus, pesë yje largohen nga Allianz në fund të sezonit

Revolucin te Juventus, pesë yje largohen nga Allianz në fund të sezonit

Juventusi është duke përgatitur një revolucion të vërtetë për verën që është afër.

Sipas medieve italiane, bardhezinjtë janë gati të nxjerrin në shitje pesë 5 lojtarë të formacionit startues.

Bëhet fjalë për emra të tillë si Miraljem Pjanic, Douglas Costa, Mario Mandzukic, Alex Sandro dhe Juan Cuadrado.

Me shitjen e tyre klubi do të kërkojë të përfitojë një shumë të rëndësishme për t’i konsoliduar financat.

Në emër tjetër në pikëpyetje është ai emri i Paulo Dybalas, për të cilin ende nuk është vendosur.

Pas largimeve do të jetë radha e përforcimeve.

E ardhmja e Pjanicit mbetet e paqartë dhe duket se mesfushori boshnjak do të largohet, vetëm nëse arrihet marrëveshje me Cristian Eriksenin e Tottenahmit.

Emrat që Juventusi i synon për përforcime janë të shumtë dhe në çdo repart.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here