Rivaldo paralajmëron Barçën: Kujdes nga ky lojtar i Liverpool

Barcelona do të ketë një provë të vështirë, sidomos mbrojtja që duhet të përballojë treshen e frikshme të sulmit të Liverpool, për gjysmëfinalen e Champions League, këtë të mërkurë.

Ish sulmuesi i Barcelonës, Rivalo, fitues i “Topi i Artë” ka analizuar këtë ndeshje, ku në fokus ka patur sulmin e “Reds”, duke vënë theksin tek Roberto Firmino.

“Është lojtar që e dashuroj dhe që ka pasur pak mundësi me Brazilin. Barcelona duhet të tregohet shumë e kujdesshme dhe të mos shpërqendrohet, sepse Firmino nuk fle për asnjë minutë, ai ka kualitet, saktësi brenda zone dhe ai është gjithmonë i uritur për gola”, tha fillimisht braziliani.

Pavarësisht potencialit që ka ky Liverpool, Rivaldo beson se Barcelona do të kualifikohet, “Është e vërtetë që Liverpool ka një skuadër të fortë, por nëse Barcelona luan si zakonisht, me pasime të qeta e zgjidhin ndeshjen. Kanë pasur momente të vështira, por mund të shkojnë në finale. Sot, Barcelona ka shansin të marrë një rezultat pozitiv dhe të shkojnë të qetë në ‘Anfield’. Por, edhe nëse nuk ndodh ashtu, ata kanë potencialin ta zgjidhin kualifikimin në fushë kundërshtare”, përfundoi ish-sulmuesi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here