Zidane befason me transferimin e parë në verë

Tekniku francez i ka bërë me dije klubit të Real Madrid se ai dëshiron transferimin e mbrojtësit të majtë, Ferland Mendy në verë.

Gjigantët spanjollë janë lidhur me transferimin e disa mbrojtësve të tjerë si Junior Firpo i Betis, Alex Grimaldo i Benficas dhe  David Alaba i Bayern Munich, por Mendy mbetet dëshira e madhe e Zidane.

Mendy, i cili ka nënshtetësi senegaleze, ka luajtur për Francën dhe kontrata e tij me Lyon pritet të skadojë në vitin 2023.

Kjo nënkupton se Reali do duhet të shpenzojë për t’i siguruar shërbimet e tij.

Ai ka luajtur 39 herë këtë edicion me Lyon dhe ka impresionuar me paraqitjet, edhe pse është vetëm viti i tij i dytë në Ligue 1.

23-vjeçari ka shënuar tre herë dhe ka asistuar po aq.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here