Balotelli ngacmon Ronaldon pas super paraqitjes së Messit kundër Liverpoolit

Ylli argjentinas shënoi dy gola në fitoren 3:0 të Barcelonës kundër Liverpoolit në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Sulmuesi italian, Mario Balotelli, ka reaguar pas paraqitjes fantastike të Lionel Messit.

Anëtari i Marseille, që në të kaluarën ka veshur fanellat e Interit, Milanit, Manchester Cityt dhe Liverpoolit, ka kërkuar që më të mos krahasohet Lionel Messi me Cristiano Ronaldos, pas paraqitjes kundër skuadrës së Jurgen Klopp.

Balotelli ka shfrytëzuar Instagramin e tij, për të kërkuar që të mos bëhen më krahasime.

““Lionel Messi fenomen. Për dashurinë e futbollit ju lutem mos e krahasoni më me numrin 7 të Juventusit!”, ka shkruar Balotelli në Instagram.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here