De Biasi, trajner i skuadrës së njohur italiane

Ish-trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, ka mbetur pa punë që pas largimit nga Alavesi në Spanjë.

Ish-trajneri i Shqipërisë nuk ka arritur të stabilizohet në një projekt të qëndrueshëm që prej atij momenti. Emri i tij lakohet shpesh, sapo del ndonjë variant në ndonjë ekip në Itali.

Italiani ndodhet në listën e trajnerëve që mund të marrin Hellas Veronën në Seria B.

Ekipi italian nuk ia doli të ngjitej direkt në Seria A dhe tashmë rrezikon dhe vendin në play-off, kjo ka bërë që drejtuesit të mendojnë një emër të ri. Tekniku 62-vjeçar është në garë me Zdenek Zemanin (i favorizuari për të marrë drejtimin), Alfredo Agliettin dhe Alberto Malesanin.

Emri i De Biasit u shfaq dhe për stolin e kombëtares së Indisë pak ditë më parë. Në fakt, ka keaqrdhje për ish-teknikun tonë, pasi nga një aventurë të suksesshme me Shqipërinë, përjetoi një dështim në Spanjë dhe tashmë mbetet ende i lirë. Ende asnjë mundësi për të, vetëm lakime të kota emri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here