Derby della Madonnina në merkato: Milan dhe Inter në garë për yllin e Bayernit

Ylli i Bayernit të Munichut Thomas Muller këtë verë mund të transferohet në Serie A, raporton e përditshmja gjermane Kicker.

Bavarezët po përgatiten për një revolucion në skuadër dhe disa yje pritet të largohen nga Allianz në fund të sezonit. Njëri nga ta prtitet të jetë edhe Thomas Muller.

Kicker, raporton se Milani dhe Interi kanë shfaqur më së shumti interesim për 29-vjeçarin.

E përditshmja gjermane shkruan se Muller nuk është i kënaqur me statusin e tij, për faktin se këtë sezon është zëvendësuar nga Kovac shumë shpesh.

Për këtë shkak gjermani ka vendosur për tu larguar nga Bayerni dhe është i interesuar për tu transferuar në Serie A.

Nga kjo situatë kërkojnë të përfitojnë gjigantët e Milanos dhe kanë kontaktuar përfaqësuesit e Muller, por ende nuk kanë filluar bisedimet.

Muller rrjedh nga akademia e Bayernit dhe me skuadrën e parë të Bavarezëve debutoi në vitin 2009 dhe që atëherë është njëri nga lojtarët kyç.

Kontrata e tij me Bayernin skadon në vitin 2021 dhe këtë sezon ka shënuar 9 gola në 41 ndeshje të luajtura.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here