Edhe Van Dijk dorëzohet para Messit: “Jam me fat që nuk luaj në La Liga”

Repzrentuesi holandez ka thënë se Lionel Messi është i pandalshëm, pas humbjes 3:0 të Liverpool nga Barcelona në ‘Camp Nou’, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Ne nuk humbëm vetëm nga Barcelona, po humbëm nga futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave”, ka deklaruar Van Dijk.

“Askush nuk mund ta ndalojë Messin, kështu që as unë”.

“Nuk kam asgjë për të thënë për Messin. Edhe unë jam i lumtur që nuk jam duke luajtur në La Liga, sepse do të duhej të përballem me të çdo sezon”, ka përfunduar holandezi.

Lionel Messi në ndeshjen Barcelonë 3:0 Liverpool, shënoi dy gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here