Ky është mesazhi i Rashicës për Casillas

Portieri spanjoll të mërkurën pasdite ka përjetuar një sulm në zemër, duke qenë i detyruar të shtrihet në spital.

Lajmi është konfirmuar edhe na vetë Casillas, që bën të ditur se më e keqja është kaluar.

Shumë sportistë, lojtarë dhe persona të tjerë i kanë uruar shërim të shpejtë Casillas.

Mbështetje Iker Casillasit i ka dhënë edhe ylli i Kosovës, Milot Rashica.

Rashica ka publikuar një fotografi me portierin spanjoll, të bërë gjatë kohës sa ishte pjesë e Vitesse.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here