Manchester United ka gjetur pasuesin e Pogba, gati oferta

Lojtari i Monacos Youri Tielemans i cili është i huazuar te Leicester është shënjestra e re e e Manchester United, raportojnë mediat britanike.

E përditshmja angleze The Sun, raporton se Djajtë e Kuq kanë filluar kërkimin e pasuesit të Pogba, pasiqë ky i fundit mund të largohet nga Old Trafford në fund të sezonit.

21-vjeçari Tielemans nuk u adoptua mirë te Monaco, mirëpo që nga huazimi i tij në Premier League, belgu po shkëlqen me fanellën e Leicester.

Tielemans ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve, por më konkret është treguar Manchester United. Solskjaer e sheh belgun si përforcimin ideal, pasiqë ai mund të luajë në të gjitha pozicionet e mesfushës.

Leicester dëshiron ta blejë kartonin e Tielemans dhe ata kanë ofruar një shifër rekorde prej 40 miliona eurove.

Djajtë e Kuq kanë kontaktuar agjentin e belgut dhe ditëve në vijim pritet oferta zyrtare në adresë të Monacos.

Leicester ka përparsi sa i përket transferimit të tij, por vetë lojtari ka shprehur dëshirën për tu transferuar në Old Trafford.

Monaco kërkon 40-45 milionë euro për lirimin e tij, shifër të cilën Djajtë e Kuq janë të gatshëm ta paguajnë për Tielemans, i cili ka shënuar 3 gola këtë sezon dhe ka regjistruar 5 asistime.

Mbetet ta shohim se çfarë do të ndodhë në merkaton e verës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here