Menaxheri i lojtarit e konfirmon: Ylli i Ajax pranë transferimit në Serie A

Menaxheri i yllit të Ajax Donny van de Beek, ka zbuluar se është ndjerë mjaftë i kënaqur kur ka marrë telefonatën e trajnerit të Napolit, Carlo Ancelotti.

Van de Beek është njëri nga yjet e Ajaxit që po shkëlqen këtë sezon në Ligën e Kampionëve, ndërsa menaxheri i tij Rob Vitsdže, ka refuzuar të mohojë zërat për transferimin e klientit të tij te Napoli.

“Për momentin Donny është i fokusuar vetëm te Ajaxi dhe ai dëshiron ta fitojë trofeun e Ligës së Kampionëve. Mirëpo pas përfundimit të sezonit ne do të flasim për të ardhmen e tij”, ka thënë Vitsdze për Radio CRC.

“Disa klube janë të interesuara për shërbimet e tij. Nuk do ta demantoj interesimin e Napolit. Të gjithë e dijnë se kush është Ancelotti dhe Donny do ta kishte nderin të bashkëpunonte me të.”

“Megjithatë për të ardhmen e tij do të flasim vetëm pas përfundimit të sezonit”, ka përfunduar Vitsdze.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here