Messi nëpërmjet festimeve iu kërkoi tifozëve në Camp Nou që të ndryshojnë sjelljen e shëmtuar

Skuadra e Ernesto Valverdes ka arritur të mposht 3:0 Liverpoolin falë magjisë së Lionel Messit, që ishte në nivelin e detyrës.

Pavarësisht rezultatit të mirë, tifozët e Barcelonës kanë treguar edhe një herë se janë të pakënaqur me yllin e skuadrës së tyre, Philippe Coutinho.

Tifozët në ‘Camp Nou’, janë përkujdesur ta fishkëllejnë brazilianin, sa herë që ka prekur topin gjatë ndeshjes kundër Liverpoolit.

Ky veprim i tyre është kritikuar nga kapiteni Lionel Messi, që ka bërë thirrje se skuadra duhet të jetë e bashkuar në këto momente.

“Fishkëllimat në Coutinhon? Jemi në një moment të rëndësishëm, duhet të jemi të bashkuar, ashtu siç ishim në fillim sezoni. Nuk është momenti të kritikojmë askënd, duhet të jemi të bashkuar”.

Ndeshja e kthimit mes Liverpool dhe Barcelonës zhvillohet ditën e martë në ‘Anfield Road’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here