Messi shlyen Dembelen nga skuadra, argjentinasi ka gjetur pasuesin e francezit

Për disa vite me rradhë raportohet se Messi është ai që dikton merkaton e Barcelonës, ndërsa tani sipas informacioneve të fundit argjentinasi ka kërkuar nga kryesia transferimin e Marcus Rashford.

Sulmuesi anglez po luan një sezon të mirë në Old Trafford, ndërsa kontrata e tij me Djajtë e Kuq skadon sezonin e ardhshëm dhe te United dëshirojnë që ta vazhdojnë bashkëpunimin me të.

Mbetet ta shohim se a do të rinovojë Rashford me United, por Messi në ndërkohë ka kërkuar nga kryesia e Barcelonës transferimin e anglezit në Camp Nou.

Messi ka rëndësi të madhe në klub edhe pse u përhapën zërat se a ka nevojë Barcelona për një tjetër sulmues, pasiqë Katalanasit kanë në dispozicion disa yje në vijën e sulmit.

Mediat katalanase raportojnë se Messi nuk është i kënaqur me Ousmane Dembelen, sidomos pas rastit të humbur nga francezi në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Liverpoolit. Messi ka kërkuar nga kryesia që ta shesin atë në fund të sezonit.

Argjentinasi e sheh Rashfordin si pasuesin ideal të Dembeles, i cili luajti një sezon mjaftë të mirë me Barcelonën, por me sjelljet e tij ka shkaktuar mjaftë probleme në klub.

Djajtë e Kuq rrezikojnë mos të kualifikohen në Ligën e Kampionëve dhe pikërisht kjo mund ta shtyej Rashfordin që të transferohet te Barcelona.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here