Paratici nis sulmin, Juventus pranë transferimit të lojtarit 60 milionësh

Mes inkurajimit të Iker Casillas për kalimin me sukses së infarktit në zemër dhe ekzaltimit nga Lionel Messi në Ligën e Kampionëve, në faqen e parë të gazetës portugeze, “Record”, ka hapësirë edhe për një lajm tjetër.

Ai lidhet me merkaton dhe titullohet: “Juventus, Ruben Dias është më afër”. Në këtë shkrim është e mundur të kuptohet një pasqyrë e përgjithshme e situatës së mbrojtësit në raport me bardhezinjtë.

Këta të fundit janë duke kërkuar të rinj cilësorë për sezonin e ardhshëm, si përforcime për Chiellini dhe Bonucci. Barzagli dhe Caceres do të largohen nga Juve. Në dritën e lamtumirës së Benatia, janarin e kaluar, dhe joshpërthimit të Rugani, klubi nga Torino është në “gjueti” për një një futbollist, që të jetë dinjitoz për të tashmen dhe të ardhmen e këtij reparti.

Tashmë janë zvogëluar në mënyrë të konsiderueshme kandidatët e kualifikuar. Midis tyre, sipas “Record”, është Ruben Dias, qendërmbrojtësi i fortë i Benfica. Ai ka lindur në vitin 1997 dhe ka një klauzolë ndërprerje të kontratës prej 60 milion euro. Përveç cilësive të shkëlqyera të luzitanit të ri dhe shifrës së mundshme, që duhet të paguhet, në këtë transferim mund të ndikojnë marrëdhëniet e mira të “Zonjës së Vjetër” me Jorge Mendes.

Menaxheri në fjalë ka dërguar tashmë te kampionët italianë dy portugezë të tjerë, Cristiano Ronaldo dhe Cancelo. Mendes është faktori, që mund të luajë një rol kyç në negociata. Për më tepër, në Lisbonë është edhe Joao Felix, që pëlqehet kaq shumë nga Paratici. Kush e di, ndoshta mund të konkludohet me një operacion të dyfishtë, që përfshin dy yjet në rritje të futbollit portugez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here