Arsenalit i kushton 30 mln euro zëvendësuesi i Mustafit

‘Gunners’ kanë pranuar 49 gola në Premierligë këtë sezon, më shumë se Wolves, Leicester City, Everton, Crystal Palace dhe Newcastle United.

Emery ka pranuar se ka nevojë të përforcojë mbrojtjen këtë verë, me Shkodran Mustafin që ka dështuar të bëjë më të mirën.

‘Marca’ shkruan se reprezentuesi i Togos, Djene, është identifikuar si lojtar që do të zgjidhte problemet në mbrojtjen e Arsenalit para fillimit të sezonit të ri.

27 vjeçari ka gëzuar një sezon të shkëlqyer me Getafen këtë sezon, duke ndihmuar klubin që të ngjitet deri në vendin e katërt në La Liga, me vetëm dhjetë pikë pas gjigantëve spanjollë.

Transferimi i Djene mund t’i kushtojë Arsenalit deri në 30 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here