Disiplina “masakron” Mbapenë, francezi humbet mundësinë të sfidojë Mesin

Kilian Mbape ishte një ndër protagonistët negativ në finalen e kupës, ku PSG humbi në penallti (6-5)nga Renesi. Francezi u ndëshkua me karton të kuq, pasi goditi me takë gjurin e kundërshtarit të tij.

Por, Komisioni i Disiplinës në Francë, nuk e ka lënë me kaq dhe e ka pezulluar Mbapenë me 3 ndeshje. Kështu sezoni për 19-vjeçari është i mbyllur këtu dhe ai humbet sfidat me Angersin, Nisën dhe Dizhonin.

Gjithashtu, ai humbet mundësinë të konkurrojë gjeniun Mesi për “Këpucën e Artë”.

Francezi ka 30 gola në kampionat dhe 36 në të gjitha kompeticionet, ndërsa Mesi 34 në kampionat dhe 48 gjithsej.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here