Mourinho ka një mesazh për Kloppin dhe Liverpoolin para ndeshjes me Barcelonën

‘The Reds’ kanë humbur 3:0 në ‘Camp Nou’ në ndeshjen e parë gjysmëfinale, dhe për të kaluar në finale, kanë nevojë të përmbysin këtë rezultat të thellë, në një natë ‘magjike’ në ‘Anfield Road’.

Ish trajneri i Chelsea, Inter, Real Madrid dhe Manchester United, ka vlerësuar detyrën e vështirë që e pret Liverpoolin në Anfield, por ka kërkuar që skuadra e Klopp të hyjë në ndeshje duke besuar se mund ta përmbysë rezultatin.

“Ai (Klopp) duhet të mendojë se në futboll asgjë nuk është e pamundur”, ka deklaruar Mourinho për ‘Russia Today’.

“Ai duhet të mendoj atë që unë e di që e mendon. Ai ka një skuadër shumë të mirë. Ka një skuadër reale që do të luftojë deri sa e mundura të bëhet e pamundur”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here