Milani pranë përforcimit të parë për merkaton e verës

Sipas mediave italiane Milani do të jetë mjaftë aktiv në merkaton e verës.

Rosonerët kanë në plan përforcimin e skuadrës dhe rikthimin në majën e futbollit italian, ndërsa në Itali kanë filluar spekulimet për transferimet e Milanit në merkaton që vjen.

Prioritet i Rosonerëve do të jetë përforcimi i vijës së mesfushës nga ku pritet të largohen Montolivo dhe Bertolachi. Dëshira më e madhe e Milanit është ylli i Sassuolos, Stefano Sensi, i cili po luan një sezon të shkëlqyeshëm.

Milani ka shfaqur interesim për Sensin edhe në merkaton e janarit, por Rosonerët nuk gjetën gjuhë të përbashkët me Sassuolon. Tani mediat italiane raportojnë se Leonardo ka përgatitur një ofertë prej 25 miliona eurove dhe e dëshiron me çdo kusht 23-vjeçarin në San Siro.

Interesim për Sensin kanë shfaqur Napoli dhe Interi, por mediat italiane raportojnë se Milani është në pole position për të siguruar shërbimet e italianit.

Sensi këtë sezon në Serie A ka luajtur 27 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola dhe 4 asistime. F

Falë formës së mirë që po kalon Sensi, ai ka marrë ftesën edhe nga Roberto Mancini në përfaqësuesen e Italisë.

 

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here