Solskjaer ka gjetur pasuesin e Lukakut në Francë

Pa marrë parasyshë rezultatin e këtij sezoni, Manchester United pritet të bëjë ndryshime të mëdha në fund të sezonit.

Mediat britanike raportojnë se Solskjaer ka dhënë dritën jeshile për shitjen e Romelu Lukakut dhe Djajtë e Kuq janë duke pritur ofertat për sulmuesin belg.

Lukaku ka përfunduar nën hijen Marcus Rashford, ndërsa Solskjaer ka në mendje një tjetër sulmues  dhe me paratë e arkëtuara nga shitja e belgut do të transferojë yllin e Lyon.

Mediat britanike raportojnë se Solskjaer ka piketuar Moussa Dembelen si pasuesin e Lukakut.

Ish lojtari i Fulham dhe i Celtic po kalon një sezon të shkëlqyeshëm te Lyon ku ka shënuar 21 gola.

Dembele nuk është qendër sulmues dhe ai mund të luajë në të gjitha pozitat e sulmit.

Solskjaer po kërkon pikërisht një sulmues të tillë dhe Djajtë e Kuq janë të gatshëm të ofrojnë 40 milionë paund.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here