TE REALI ËSHTË I PADËSHIRUAR: Kovavic drejt rikthimit në Serie A

Lojtari i përfaqësueses së Kroaciso Mateo Kovacic verën e kaluar u largua nga Reali i Madrid në kërkim të një skuadre ku do të fitonte më tepër minuta.

Pas lajmit nga mediat spanjolle se Kovacic nuk bën pjesë në planet e Realit për sezonin e ardhshëm, kanë filluar menjëherë spekulimet për të ardhmen e kroatit. Kovacic ka kontratë me Mbretërit deri në vitin 2021, mirëpo ai nuk pritet të kthehet në Santiago Bernabeu.

Kovacic verën e kaluar u largua nga Reali dhe Los Blancos e huazuan te Chelsea në Premier League. Kontrata e huazimit skadon me 30 qershor ndërsa Chelsea nuk ka opcion blerjeje të kartonit të tij. Kovacic ka luajtur 47 ndeshje me fanellën e Chelsea dhe ka regjistruar 2 asistime, ndërsa menaxheri i kroatit nuk ka folur ende në publik për të ardhmen e tij.

Për Realin e Madridit Kovacic ka luajtur 109 ndeshje dhe në përgjithsi ka qenë zëvendësues i Modric, Kroos dhe Casemiro. Siç raportojnë mediat italiane, Kovacic është në bisedime me gjigantin italian Milan.

Nga San Siro pritet të largohet Tiemoue Bakayoko, i cili do të rikthehet te Chelsea dhe Rosonerët e shohin mesfushorin kroat si përforcimin ideal për vijën e mesfushës.

Kovacic pritet të rikthehet në Serie A, mirëpo kësaj rradhe te rivalët e përjetshëm të Interi, Milan.

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here