Arsenal barazon me Brighton dhe mbetet jashtë Ligës së Kampionëve (VIDEO)

Arsenal ka zhgënjyer përsëri.

Të besuarit e Unai Emery kanë barazuar 1-1 ndaj Brighton dhe tani shpresa e vetme për të luajtur në Champions League vitin tjetër është nëse fiton Europa League.

Ose nëse fiton me një goleadë ndeshjen e fundit me shpresën që edhe Tottenham të humbasë ndaj Everton.

Arsenal e nisi shumë mirë ndeshjen dhe gjeti golin e avantazhit në minutën e 9’ të takimit.

Ishte Pierre-Emerick Aubameyang ai që shënoi golin e tij të 20-të në Premier League nga pika e bardhë e penalltisë.

Vendasit kishim mundësi të shënonin edhe gola të tjerë, po kanë shpërdoruar shumë.

Pas pushimit, një mungesë pakujdesie e Granit Xhakës brenda zonës i ka dhënë mundësinë Brighton të barazojë po me penallti në minutën e 60’.

Ishte veterani i sulmit Glan Murrayy ai që u tregua i saktë përballë Leno-s. Një rezultat i keq për Topçinjtë, të cilët sulmojnë me shumë forca pas barazimit.

Aubameyang duhet të kishte shënuar pasi kishte disa mundësi të mira, por sulmuesi nga Gaboni ka gabuar para portës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here