E ardhmja e Hysajt te Napoli, menaxheri njofton klubin për vendimin

E ardhmja e Elseid Hysajt me shumë gjasa do të jetë larg Napolit. Mbrojtësi i kombëtares sonë, ka kohë që përflitet për një largim nga qyteti jugor i Italisë dhe zërat e dërgonin në Angli te Çelsi. Me mbërritjen e Ançelotit në krye të napoletanëve, Hysaj nuk ka pasur një vend të sigurt në formacion.

“La Gazzeta dello Sport” raporton ditën e sotme se menaxheri i Hysajt, Xhufredi, ka njoftuar klubin se Hysaj do të largohet në verë, bashkë me të edhe futbollisti tjetër, Mario Rui, që menaxhohet po ashtu nga Xhufredi. Së fundmi është folur për tratativa me Interin, por kjo ka për të qenë një verë e “nxehtë” për mbrojtësin e djathtë të kombëtares sonë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here