Fundi i një epoke, Bajerni zyrtarizon largimin e futbollistit pas 12 vitesh

Frenk Riberi dhe Bajern Mynih do të ndahen në fundin e këtij sezonit. 35-vjeçari do të largohet së bashku me Arien Robenin, dyshe që ka dhuruar shumë për kampionët e gjermanisë. Pas një eksperience 12-vjeçare Riberi zyrtarisht do të largohet.

“Kur erdha këtu, një ëndërr u bë realitet. Lamtumira nuk do të jetë e lehtë, por nuk duhet të harrojmë asnjëherë sukseset që arritëm. Kemi 20 tituj të fituar së bashku”, u shpreh Riberi. Francezi ka arritur të fitojë 8 tituj kampion, 5 Kupa të Gjermanisë, 1 Ligë Kampionësh, 1 Kupë bote, 5 Superkupa të Gjermanisë dhe 1 Superkupë Europe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here