Inter dhe Juventus ofrojnë 100 milionë euro për yllin e Realit, ja përgjigjia e Perez

Një zhvillim i madh vjen nga Spanja, teksa raportohet se Inter dhe Juventus kanë paraqitur një ofertë prej 100 milionë euro në tavolinën e Real Madridit, që të marrin Marco Asensio.

Ky informacion është zbuluar nga gazeta spanjolle “AS”, që ka bërë me dije se klubi madrilen i ka refuzuar menjëherë të dy ofertat edhe pse shifra e ofruar është tepër e lartë.

Ka qenë Cristiano Ronaldo që ia ka sugjeruar spanjollin klubit bardhezi, duke qenë se kërkon përforcime për krahët e sulmit.

Të dy ofertat janë paraqitur tek Florentino Perez nga agjenti i lojtarit, Horacio Gagioli, disa javë më parë, por presidenti i “Los Blancos” ia ka bërë të qartë se Asensio është i pashitshëm.

Për më tepër që Zidane e konsideron 23-vjeçarin një vlerë dhe markë për klubin në vitet e ardhshme, po ashtu edhe vetë lojtari nuk e konsideron të largohet nga Madridi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here