Klopp dhe Lovren zbulojnë gjendjen e Mohamed Salah

Lëndimi i Mohamed Salah i ka shqetësuar tifozët e Liverpoolit para ndeshjes së kthimit me Barcelonën dhe ndeshjen e mbetur në Premier League për titullin.

Egjiptiani ka marrë një goditje në kokë dhe pas kësaj është detyruar ta braktis ndeshjen me Newcastle, ndërsa informacionet e para rreth gjendjes së Salah i ka dhënë trajneri Klopp.

Klopp i ka njoftuar tifozët se Salah është në gjendje të mirë dhe se e ka shikuar ndeshjen nga zhveshtorja. Përveç trajnerit gjerman, për situatën e Salah tifozët i ka njoftuar edhe mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren.

Kroati me një ton qesharak ka njoftuar tifozët për gjendjen e Salah.

Salah është mirë, por nuk i kujtohet se kush jam unë, ka shkruajtur Lovren në Twitterin e tij.

Liverpooli do të përballet pas dy ditësh me Barcelonën në Anfield dhe pas një jave do të përballet me Wolverhampton në ndeshjen e fundit të Premier League për këtë sezon.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here