Vazhdon ëndrra për Champions, Atalanta mposht Lazion në mes të Romës (VIDEO)

Lazio ka falur mundësinë për të shpresuar te Champions League këtë sezon.

Sezonin e shkuar, kjo mundësi u shpërdorua në fund, ndaj Interit, ndërsa tani e bëjnë sërish me një ekip zikaltër, por Atalanta e Gjimshitit, që ka realizuar golin e dytë këtë kampionat, pas atij ndaj Interit.

Sërish me kokë. Ishte goli që vulosi gjithçka në “Olimpico”, aty ku edhe rrebeshi bëri gjithçka të vështirë. Lazio e nisi mirë, me gol të Parolos, më pas pësoi tri gola me Duvan Zapata, Castagne (asist i Gomezit pas gafës amatore të mbrojtësit lacial) dhe Gjimshitit në goditje këndi.

Atalanta kështu i afrohet Interit 1 pikë larg dhe ruan vendin e katërt, ndërsa Roma do të luajë sonte ndaj Genoas dhe Milani të hënën ndaj Bolognas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here