Bayerni ka gjetur pasuesin e Ribery te PSG

Bayerni Munichut do të bëjë ndryshime të mëdha në merkaton e verës dhe disa yje priten të largohen nga Allianz Arena në fund të sezonit.

Pas Robben, largimin nga Bayerni e ka konfirmuar edhe Franck Ribery.

Bavarezët kanë filluar kërkimin e pasuesit të Ribery dhe mediat gjermane sot raportojnë se shënjestra e Bayernit është sulmuesi i PSG, Julian Draxler.

Draxler është pranë largimit nga PSG dhe tani do të ketë mundësinë të rikthehet në Bundesligë, ku më parë kishte luajtur për Wolfsburg dhe Schalke.

Parisienët janë të gatshëm për ta shitur Draxler për shifrën e 35 miliona eurove, shifër të cilën Bayerni është i gatshëm ta paguaj[.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here