Bayerni përgatit 70 milionë euro për pasuesin e Robben

Një erë e re fillon tek Bayern Munich, Arjen Robben dhe Franck Ribery kanë zyrtarizuar se në fund të sezonit do të largohen nga klubi gjerman.

Për të mbushur hapësirën që lë pas largimi i dy sulmuesve anësor, Bayern është hedhur direkt në merkato për të gjetur një pasues për secilin.

Emri i parë në listë është Nicolas Pepe i Lille, i cili luan si sulmues anësor në krahun e majtë, që korrespondon me pozicionin e lënë vakant nga Robben.

Për 23-vjeçarin ky sezon ka qenë fantastik, teksa ka shënuar 20 gola dhe ka dhënë 11 asist në Ligue 1. Për të interesohet fort Inter, teksa pak kohë më parë u raportua se Lille kishte refuzuar një ofertë prej 60 milionë euro nga klubi zikaltër.

Edhe Milan është pas francezit me origjinë nga Bregu i Fildishtë, por Bayern është gati të paguajë 70 milionët që kërkon klubi francez.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here