Guardiola mposht konkurencën, Manchester City transferon yllin portugez në Etihad

Gjigantët europian do të garojnë për shërbimet e yllit të Sporting Lisbon, Bruno Fernandes, por sipas informacioneve të fundit Manchester City është në pole position për firmën e portugezit.

24-vjeçari po shkëlqen këtë sezon me Sportingun dhe ka shënuar 31 gola në të gjitha kompeticionet këtë sezon dhe ka regjistruar 17 asistime.

Manchester United, Juventus dhe PSG kanë shfaqur interesim për portugezin, por duket se Guardiola ka mposhtur konkurencën.

Sipas informacioneve Manchester City ka kontaktuar përfaqësuesit e Bruno Fernandes dhe kanë zhvilluar bisedimet e para për transferimin e tij në Etihad.

Fernandes ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2023 dhe klauzola e lirimit të tij është 100 milionë euro.  Por klubi portugez është i gatshëm ta shesë atë në rast se vjen një ofertë prej 70 miliona eurove.

Fernandes u transferua te Sportingu në vitin 2017 për 10 milionë euro nga Sampdoria. Para Sampdorias ai ishte pjesë e Udineses, Novaras dhe Boavistas.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here