Zyrtare: Jurgen Klopp konfirmon nëse Salah do të luajë apo jo ndaj Barcelonës

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp ka konfirmuar se Mohamed Salah nuk do të luajë në ndeshjen ndaj Barcelonës, e vlefshme për sfidën e kthimit të gjysmëfinaleve të Champions League.

Salah mori një goditje në kokë në ndeshjen ndaj Newcastle dhe nuk ka mundur të rikuperohet në kohë për ndeshjes e së martës mbrëma.

Kujtojmë që Klopp duhet të bëjë llogaritë edhe pa Roberto Firmino, i cili është i dëmtuar po ashtu. Pa dy lojtarët kryesorë dhe me rezultatin 3-0 për katalanasit në ndeshjen e parë, duket se “Reds” janë të dorëzuar akoma pa filluar ndeshja e kthimit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here