Bombë nga Italia: Interi transferon ‘Pogban e ri’

Sipas “Corriere Dello Sport”, skuadra e Interit është pranë nënshkrimit të marrëveshjes me mesfushorin 17-vjeçar francez Lucien Agoume.

Lojtari i lindur në Kamerun ka marrë nënshtetësinë franceze dhe aktualisht luan me kombëtar U-17 të “gjelave”.

Sipas mediave, Agoume konsiderohet sik “Pogba i ri” dhe luan në Sochaux në kampionatin francez. Ai ka një kontratë deri në vitin 2020 me këtë skuadër, por transferimi i tij te skuadra zikaltër mund të mbyllet për shumën e 5 milionë eurove.

Nga janari i këtij viti, lojtari luan me ekipin e parë të Sochaux, me të cilin është aktivizuar në 11 ndeshje. Një mesfushor i fuqishëm, që ka treguar aftësi të mira teknike. Për të është interesuar edhe Barcelona, por duket se Interi ka mbyllur më herët marrëveshjen me lojtarin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here