Diçka po zihet: Zaniolo flet rreth transferimit te Juventusi

Mesfushori ofanziv i Romës, Nicolo Zaniolo i ka mahnitur të gjithë me paraqitjet e tij këtë sezon.

Verën e kaluar Zaniolo u transferua në Romës, si pjesë e ofertës së Interit për Radja Nainggolan. Mirëpo që në sezonin e tij të parë në Olimpico Zaniolo ka arritur të shkëlqejë me fanellën e Romës. Roma dëshiron që ta mbajë atë, por gjigantët europian kanë filluar garën për shërbimet e tij.

Juventus ka filluar bisedimet me agjentine  Zaniolos dhe kanë kërkuar informacione se sa çfarë oferte do të jetë e nevojshme për transferimin e italianit në Allianz Stadium.

Edhe vetë Zaniolo nuk e ka fshehur dëshirën për tu transferuar te Juventusi.

Së fundmi Zaniolo ka deklaruar se do të dëshironte që një ditë të luante me fanellën e Juventusit.

“Jam i lumtur te Roma, por kush nuk do të dëshironte që të mos luajë për Juventusin? Roma do të vendos për të ardhmen time”, ka deklaruar Zaniolo.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here