E bujshme, Bayerni fillon bisedimet me ish trajnerin e Realit

Bayern Munich ka mbajtur disa takime sekrete me ish trajnerin e Spanjës dhe Real Madridit, Julen Lopetegui.

Lopetegui kishte mbetur pa punë kur u shkarkua nga madrilenët në fund të tetorit, pas një humbje 5-1 në El Clasico kundër Barcelonës.

Ai e kishte lënë Real Madridin në vendin e nëntë pas dhjetë ndeshjeve.

Emërimi i tij te kampionët evropianë ishte bërë bujë, pasi ai ishte te Kombëtarja e Spanjës trajner, gjë që solli shkarkimin e tij.

Sipas asaj që shkruan El Mundo Deportivo, drejtori sportiv i Bayern, Hasan Salihamidzic ka fluturuar në Madrid për të folur me Lopeteguin.

Ai shihet si ideal për ta zëvendësuar Niko Kovac, i cili vetëm pas një viti mund të largohet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here