Jo vetëm Godin, Marotta transferon një tjetër yll nga La Liga

Inter pret që Diego Godin të lajmërojë sot fundin e karrierës së tij me Altetico Madrid, për të zyrtarizuar afrimin e tij në klubin zikaltër.

Gjithsesi nga Spanja, “Marca” dhe në Itali “La Gazzetta dello Sport” kanë zbuluar se Beppe Marotta po përgatit një tjetër goditje të madhe.

Bëhet fjalë për Pablo Sarabia i Sevilla, të cilit i skadon kontratë në qershor të vitit 2020. Sipas informacione të dala nga media italiane, Marotta ka kryer takim me agjentin e lojtarit dhe e ka bindur që të pranojë kontratë 4-vjeçare me pagë 3 milionë euro në sezon.

Për këtë operacion Inter do të paguajë klauzolën e largimit prej 18 milionë euro që ka 26-vjeçari (bën 27 me 11 maj), edhe pse vlera e tij në treg sipas “Transfermarkt” është 40 milionë euro.

Drejtori Sportiv i Sevilla, Monchi, i rikthyer edhe njëherë, nuk e ka kapur si duhet këtë situatë, duke mos ditur klauzolën e ulët që ka mesfushori me tipare sulmuese i tyre, edhe pse pritet që nga ana e tij të bëhet një lëvizje e fundit për të tentuar rinovimin me të.

Këtë sezon Sarabia ka shënuar 12 gola dhe ka dhënë 13 asist në La Liga. Ndërsa në të gjitha kompeticionet ka shënuar 21 gola.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here