Kokëdhembje për Spallettin, lëndohet ylli i Interit

Ndërkohë që kampionati italian është në sprintin final dhe Interi po lufton për të mbrojtur pozitat në zonën Champions, ka ardhur një lajm i keq për trajnerin Luciano Spalletti.

Kështu mbrojtësi holandez Stefan De Vrij ka pësuar një dëmtim muskulor dhe u është nënshtruar menjëherë analizave në një klinikë të specializuar në Milano.

Gjatë ditës së nesërme pritet të jepen më shumë detaje në lidhje me dëmtimin e holandezit, por duket tashmë e sigurt që ai do të mungojë në sfidën e të hënës në “San Siro”, përballë Chievos.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here