Pas golit, City e shpërblen kështu Kompanyn

Mbrojtësi belg ishte krucial në fitoren e Cityt ndaj Leicester mbrëmë, pasi shënoi një gol të bukur nga jashtë zonës.

Fitorja e 13-të rresht e ‘Qytetarëve’ do të thotë se ata do shpallen kampion në Premier Ligë, nëse triumfojnë në ndeshjen e fundit ndaj Brighton.

Kapiteni i ekipit, Kompany ishte në rrugë për t’u larguar në fund të sezonit por goli i mbrëmshëm ka ndryshuar gjithçka.

‘’Ne folëm me të dhe agjentin e tij. Në fund të sezonit ne do të flasim me të. Ai është një njeri i pabesueshëm dhe na ka ndihmuar shumë’’, tha trajneri i Cityt për BBC Sport.

‘’Do ta përfundojmë sezonin dhe më pas do të flasim’’.

‘’Do ta marrim nga një birrë së bashku dhe të vendosim cili është vendim më i mirë, veçanërisht për klubin’’, potencoi ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here