Pas suksesit me Atalantën, Fiorentina dëshiron Gjimshitin

Fiorentina kërkon Berat Gjimshitin.

Sipas mediave italiane, klubi vjollcë synon të përforcojë mbrojtjen me 26-vjeçarin shqiptar, që po shkëlqen në radhët e Atalantës, sidomos gjatë fazës së dytë të Serisë A.

Lojtari i Kombëtares së Shqipërisë numëron 25 paraqitje në të gjitha kompeticionet me bergamaskët si dhe ka shënuar 1 gol e ka dhënë 1 asist deri në këtë pikë të sezonit. Por nuk është vetëm Fiorentina që “ia ka vënë syrin” shtatlartin shqiptar. Edhe Zeniti i kampionatit rus e ka piketuar lojtarin e lindur në Preshevë, për të cilin Atalanta ka patur kërkesa edhe në janar.

T’ia shkëputësh Atalantës gjithsesi, nuk është e lehtë. Çmimi i Gjimshitit, në rast kualifikimi në Champions, shkon rreth 10 milionë euro.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here