Bayerni heq dorë nga Pepe, Kovac dëshiron yllin e Bundesligës

Bayern Mynih ka hequr dorë nga mesfushori i Lille, Nicolas Pepe, pasi kampionët e Dundesligës kanë të tjera plane për të ardhmen.

Sipas “goal.com”, trajneri Niko Kovac ka këshilluar drejtuesit e klubit që të fokusohen te sulmuesi i Eintrach Frankfurt, Ante Rebic.

Ky i fundit ka një kontratë deri në vitin 2022 me skuadrën gjermane, por mund të largohet për një shumë prej 35 milionë eurosh. Dhe për trajnerin Niko Kovac është lojtari i përshtatshëm për të zëvendësuar Arjen Roben e Franck Ribery, që do të largohen në fund të këtij sezoni.

Këtë vit, Rebic ka realizuar 9 gola në 26 ndeshje me fanellën e Eintrach, duke tërhequr vëmendjen e trajnerit Kovac. Sulmuesi 25-vjeçar mund të luajë mjaft mirë edhe në krah apo si sulmues i dytë, ndaj për Kovac është një lojtar që mund t’i bëjë shumë punë Bayern sezonin tjetër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here