Interi hidhet në sulm për yllin e Atalantës

Interi ka filluar të përgatitet për merkaton e verës dhe pse Neroaxurët ende janë duke luftuar për tu kualifikuar në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. 

Në listën e Neroaxurëve ka përfunduar një emër i ri.

Siç raporton Tuttosport, drejtori i Interit, Pierro Ausiolo për disa javë me rradhë ka monitoruar mbrojtësin e majtë të  Atalanatas, Robin Gosens.

Ausilio ka monituaruar gjermanin në ndeshjen me Fiorentinën në Serie A, ndërsa Gosens i shënoi pikërisht gol ekipit nga Firence në Kupën e Italisë.

Gosens është njëri nga lojtarët kyç te Atalanta këtë sezon, ndërsa në Bergamo arriti nga skuadra Holandeze Heracles Almelo. Gjermani konsiderohet si përforcim ideal, pasiqë është vetëm 24 vjeç.

Atalanta e vlerëson Gosensin 10 milionë euro, ndërsa agjencia e cila përfaqëson gjermanin është e njejta që përfaqëson edhe Stefan De Vrij dhe Interi mund të përfitojë.

Zhang gjithashtu njihet për miqësinë e tij me familjen Percassi dhe bisedimet mund të fillojnë javëve në vijim.

 

 

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here