Milani në pole position për francezin 70 milionësh

Nabil Fekir është padyshim një ndër lojtarët më të mirë te Lyon, ndërsa këtë verë besohet që do të kërkojë një aventurë të re.

Në çdo verë ai kthehet si objektiv i shumë klubeve të njohura.

Kur po vije fundi i sezonit për sulmuesin 25-vjeçar kanë nisur spekulimet sa i përket të ardhmes së tij.

Në ‘pole-position’ është Milani që po kërkon me çdo kusht ta forcojë skuadrën.

Kuqezinjtë kanë nisur kontaktet edhe me klubin e Lyonit. Vlera e lojtarit llogaritet rreth 70 milionë euro, një shifër e lartë për kuqezinjtë.

Kualifikimi ose jo në Ligën e Kampionëve do të vendos se a do të blihet francezi.

Për lojtarin ka interesim edhe nga Tottenhemi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here