Mosmarrëveshje mes Gazidis, Leonardos dhe Maldinit për trajnerin e ri të Milanit

Sezonit të Milanit po i vjen fundit dhe Rosonerët tre gjiro para përfundimit të sezonit shpresojnë se do të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.

Mirëpo shkarkimi i Gattusos duket i pa evitueshëm edhe nëse Milani kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

Në listën e Rosonerëve për trajner sezonin e ardhshëm janë disa emra, mirëpo kryesia nuk e është e të njejtit mendim për stolin e Milanit.

Siç raporton Libero, Leonardo dhe Maldini nuk janë të të njejtit mendim me Gazidis. Drejtorët e Milanit janë të ndarë me Leonardon dhe Maldinin që dëshirojnë Gasperinin si pasuesin e Gattusos, ndërsa Gazidis dëshiron një trajner të madh me emër jashtë Italisë.

Mbetet ta shohim se kush do të jetë trajneri i Milanit sezonin e ardhshëm.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here