Valverde bën gati valixhet: Zbulohen emrat e kandidatëve kryesorë për stolin e Barcelonës

Barcelona për të dytin vit rradhazi u eleminua në të njetën mënyrë, duke shpërdoruar epërsinë prej tre golave nga ndeshjet e para.

Mediat spanjolle raportojnë se është pikërisht Ernesto Valverde, ai që do të paguaj për dy eleminimet e turpshme.

Kryesia e Barcelonës ka filluar të kërkojë pasuesin e Valverdes dhe në listën e Blaugranëve janë pesë kandidatë.

I pari është legjenda e Barcelonës, Xavi i cili ka paralajmëruar tërheqjen nga futbolli në fund të sezonit. Xavi ka bërë të ditur se do ta vazhdojë karrierën si trajner, mirëpo problemi i qëndron te fakti se ai nuk ka aspak eksperiencë si trajner.

Phillip Cocu, i cili u largua nga Fenerbahce në fillim të sezonit, është gjithashtu në listën e kryesisë së Barcelonës për shkak të stilit të lojës që ai ka.

Thierry Henry, gjithashtu ish lojtarë i Barcelonës është në listën e kandidatëve, por shanset që ai ta marrë drejtimin e Blaugranëve janë të ulëta, pas eksperiencës së keqe te Monaco.

Marcelino, njihet si trajner që ka pasur sukses me disa skuadra në Spanjë dhe i pëlqen kryesisë së Barcelonës.

Laurent Blanc është i fundit në listën për kandidat, ai ka më së shumti eksperiencë dhe e njeh klubin pasiqë ishte lojtarë i Barcelonës.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here