Zbulohet përforcimi i parë i Contes te Interi

Interi edhe këtë sezon nuk arriti të fitojë asnjë trofe dhe Neroaxurët tre gjiro para fundit rrezikojnë edhe kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Në Meazza priten ndryshime të mëdha në fund të sezonit dhe Beppe Marotta pritet ta fillojë me ndryshimet që nga stoli.

Fillimisht pritet që trajner i Interit sezonin e ardhshëm të jetë Antonio Conte. Siç raportojnë mediat italiane ish trajneri i Juventusit ka marrëveshje me Neroaxurët dhe pritet vetëm zyrtarizimi.

E përditshmja italiane Repubblica ka zbuluar transferimin e parë të Contes te Interi.

Dëshira e parë e Contes është ylli i Manchester United, Romelu Lukaku. Repubblica shkruan se Conte ia ka kërkuar Marottas transferimin e sulmuesit belg në Meazza.

Lukaku pritet të largohet nga Manchester United pas një sezoni të dështuar dhe duket se destinacioni i tij i ri do të jetë Italia.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here