Agjenti i Rakitic flet për transferimin te Interi

Barcelona të martën u eleminua nga Liga e Kampionëve në mënyrë shokuese dhe menjëherë kanë filluar spekulimet se cilët lojtarë pritet të largohen nga Camp Nou në fund të sezonit.

Njëri nga lojtarët që raportohet se do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit është edhe Ivan Rakitic.

Vëllau dhe agjenti i Rakitic, Dejan Rakitic ka folur rreth së ardhmes së vëllaut të tij në një intervistë për TMW: “Situata është shumë e thjeshtë. Rakitic është i lumtur te Barcleona. Barcelona është një klub i madh dhe Ivan është i lumtur që është pjesë e tij.”

RRETH TRANSFERIMIT TE INTERI – “Çfarë na sjell e ardhmja nuk e dijmë, por sa i përket ditës së sotme, Ivan është i lumtur në Barcelonë dhe dëshiron ta fitojë trofeun e fundit për këtë sezon Copa del Rey. Ivan është i fokusuar vetëm te finalja dhe asgjë tjetër.”

ELEMINIMI NGA LIVERPOOLI – “Rakitic luajti një sezon të shkëlqyeshëm. Ndeshja me Liverpoolin ishte një ndeshje e keqe për të gjithë. Por kjo nuk heq meritat e një sezoni të mirë që bëri skuadra.”

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here