Arsenal pa yllin e saj në finalen e Europa League për shkak të politikës

Politika edhe njëherë është përzier në sport.

Finalja e Europa League do të zhvillohet me datën 29. maj në Baku të Azerbejxhanit, ku do të takohen dy klubet Londineze Arsena-Chelsea.

Arsenali do të udhëtojë drejt Baku-s pa yllin e saj Henrikh Mkhitaryan, pasiqë armeni e ka të ndaluar hyrjen në Azerbejxhan.

Marrëdhëniet mes dy shteteve fqinje janë në tension dhe ashtu si në ndeshjen me Qarabak, Mkhitaryan do të mungojë në finalen e Europa League.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here