Bombë: Andrea Pirlo rikthehet te Juventusi si trajner

Andrea Pirlo mund të rikthehet sezonin tjetër te Juventusi, këtë herë në detyrën e trajnerit.

Sipas “sportmediaset”, klubi kampion i Italisë kërkon t’i besojë ish-mesfushorit të Juventusit dhe kombëtares italiane detyrën e trajnerit të skuadrës së Juventusit B (skuadra U-23), që luan në Serinë C.

Ky ekip aktualisht drejtohet nga Mauro Zironelli, por te Juventusi synojnë të përsëritin një model që më parë është praktikuar me sukses nga Real Madrid dhe Barcelona. Dy klube që kanë vepruar në të njëjtën mënyrë me Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola (dy trajnerë që më parë kanë drejtuar respektivisht Real Madrid Castilla dhe Barcelona B).

Pra, Juventus synon që në të ardhmen të afrojë te skuadra e parë një trajner që më parë ka drejtuar Juventus B, duke fituar edhe përvojën e duhur si drejtues. Dhe këtë gjë synon ta realizojë me një ikonë të futbollit italian dhe të Juventusit si Andrea Pirlo (164 ndeshje me bardhezinjtë), një fantazist që në karrierën e tij ka fituar gjithçka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here