Çfarë fati Liverpooli, nëse e fiton Premierligën, nuk do të festojë me trofeun origjinal

Në 90 minutat e fundit e këtij sezoni,do të përcaktohet edhe skuadra kampione, ku në garë janë Manchester City dhe Liverpool.

Manchester City dhe Liverpool po udhëheqin një garë emocionuese në kampionat. City në ndeshjen e fundit do të hyjë si lider me 95 pikë, një më shumë se Liverpool.

Në rast fitore kundër Wolves, Liverpool do të numërojë 97 pikë, dhe një fakt mahnitës është se pavarësisht kësaj, ata mund të mbesin me duar të zbrazëta.

Edhe pse gjasat që Man City të befasohej nga Brighton janë të vogla, për çdo rast në Anfield duhen të përgatiten për festë.

Nëse ndodh një mrekulli kur Manchester City do të gabonte përballë Brighton në udhëtim dhe Liverpool të fitonte kundër Wolves, atëherë ‘The Reds’ në Anfield do të festonin me një kopje të trofeut të Premierligës.

Trofeu kryesor është në pronësi të Manchester Cityt për një vit të plotë, dhe do të zhvendoset në Brighton, ku skuadra e Pep Guardiolas do të tentojë të bëjë mbrojtjen e titullit.

Kujtojmë se Liverpool nuk ka fituar titull të Premierligës që nga viti 1990.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here